Abuzuan seksualisht me një 17-vjeçare, nën akuzë katër persona
Transmetuar më 15-05-2020, 20:34

Katër persona janë akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, të cilët kanë abuzuar me një vajzë 17-vjeçe.

Sipas organit të akuzës, më 23 shkurt të këtij viti, të dyshuarit kanë dhunuar një 17-vjeçare “në atë mënyrë që, fillimisht, i pandehuri A.S., duke shfrytëzuar gjendjen e saj, me premtimin se do ta martojë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në shtëpinë e pabanuar të të pandehurit S.L”.

Pas kësaj, “i njëjti u ka thënë edhe të dëmtuarve A.A. dhe S.L., që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit akuzohen për veprën penale “dhunim”.

Javën e kaluar u raportua edhe për dy raste të tjera të dhunimit në qytetin e Mitrovicës. /k.k/noa.al/

Loading...