Transmetuar më 16-05-2020, 11:21

Instituti i Shëndetësisë së Holandës (Rivm), mendon edhe për nevojat e beqarëve në kohë koronavirusi.

Në linjat e reja të udhëzimit të cituara nga ‘Guardian’ sugjerohet gjetja e “një shoku krevati”, qoftë edhe vetëm për ta përkëdhelur, për të kaluar periudhën kur duhet ruajtur distanca sociale.

Më 23 mars, Holanda nisi atë që e quajti një “mbyllje inteligjente”. Në shtëpi mund të merren maksimumi deri në tre persona të jashtëm, por gjithsesi distanca prej 1.5 metrash duhet të ruhet.

Pas disa polemikave në media, Rvim tani pranon se “nëse dikush është beqar, gjithsesi ka nevojë për kontakt fizik”.

Sidoqoftë, intimiteti mbart rreziqe që duhen menaxhuar. Për këtë arsye, me praktikën tipike holandeze, sugjerohet gjetja e një marrëveshje me beqarët e tjerë në të njëjtën situatë.

“Diskutoni së bashku se si të veproni. Për shembull, takoni jë person për të pasur kontakte fizike ose seksuale, nëse nuk jeni të infektuar. Bini dakord me këtë person se sa njerëz të tjerë takon secili. Sa më shumë njerëz të shihni, aq më i madh është rreziku i infektimit”, shpjegon ai Rvim.

Qeveria holandeze ka filluar një lehtësim gradual të masave anti-koronavirus. Parukeritë dhe qendrat e estetikës kanë filluar sërish punën, ndërsa restorantet baret dhe kinematë do të rihapen në 1 qershor. Megjithatë mbetet në fuqi, domosdoshmëria e ruajtjes së distancës sociale. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE