Transmetuar më 16-05-2020, 14:09

Një rast jashtëzakonisht unik, i padëgjuar më herët në historinë e mjekësisë zyrtare, është ai i një pacienti 38-vjeçar, i cili prej kohësh kishte dhimbje kronike në shpinë.

Për shkak të dhimbjeve të padurueshme, burri iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, të cilat bënë edhe zbulimin shokues.

Pacienti, është një brazilian i cili jeton në shtetin e San Paolo. Mjekët të paaftë për të përcaktuar shkaqet e dhimbjes së padurueshme të vazhdueshme, e nënshtruan ndaj një tomografie të kompjuterizuar, e cila zbuloi anomalinë e pazakontë, pacienti kishte tre veshka.

Në trupin e 38-vjeçarit ndodhej një veshkë e majtë në gjendje normale dhe dy veshka gjysmë të bashkuara mes tyre, të cilat formonin një të vetme dhe ndodhshin po në anën e majtë pak më poshtë, shkruan noa.al.

Rasti i pazakontë i pacientit u botua në revistën shkencore New England Journal of Medicine. /a.y/noa.al