Transmetuar më 16-05-2020, 15:10

Foshnja gjen vdekjen tre ditë pas lindjes, pasi nëna e saj rezultoi pozitive me koronavirus.

Vogëlushi erdhi në jetë në spitalin Princess of Wales të Bridgend, në Uells. Nëna kishte zbuluar se ishte me Covid-19, dhe direkt pas lindjes foshnja kishte rrahje zemre shumë të dobëta.

Vdekja e foshnjës ndodhi më 13 maj, duke shënuar kështu viktimën më të re në Britaninë e Madhe prej virusit.

Megjithatë shkaku kryesor dyshohet një dëmtim cerebral, i cili i shoqëruar me koronavirusin rezultoi fatal.

Studimet kanë zbuluar gjithashtu se shtatzënat e prekura nga koronavirusi, kanë më shumë mundësi që të lindin fëmijë para kohe. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE