“Ditë e trishtë për kulturën e demokracinë”, Europa Nostra reagon për shembjen e Teatrit
Transmetuar më 17-05-2020, 10:40

Ditë e trishtuar për Demokracinë & #RuleofLaë në Shqipëri dhe Evropë, kështu e ka quajtur Europa Nostra vendimin për shembjen e Teatrit.

“Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar” shkruan Europa Nostra në një postim në tuitter.

Europa Nostra e kishte renditur Teatrin Kombëtar në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.

Përplasjet ndërkaq vazhdojnë të jenë të ashpra, me protestuesit që kërkojnë të shkojnë pranë ambienteve të Teatrit, tanimë të rrëzuar. /k.k/noa.al/

Loading...