Transmetuar më 17-05-2020, 18:50

Italia vijon "shërimin" nga koronavirusi, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën vetëm 145 persona, 8 persona më pak se dje.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane që i referohen autoriteteve të Mbrojtjes Civile.

Pas rasteve të reja, shkon në  31908 numri total i jetëve të humbura nga koronavirusi në Itali.

675 persona kanë rezultuar pozitivë, 200 më pak se dje, ku shumica janë në Lombardi, me 326 raste pozitive të reja.

Kurse të shëruar gjatë 24 orëve janë 2366 persona, duke e çuar shifrën totale në 125176.

Shifra totale e të infektuarve është 225435 persona./noa.al/