Vdes nga koronavirusi aktorja e telenovelave meksikane
Transmetuar më 17-05-2020, 22:27

Shuhet në moshën 82-vjeçare aktorja e njohur meksikane Pilar Pellicer.

Aktorja e njohur u nda nga jeta për shkak të koronavirusit.

Ajo njihet për rolet e shumta që kishte në 20 telenovela, ku më shumë ka spikatur për rolin në telenovelën “Triumfi i dashurisë” dhe “Njerka”.

Shkak i vdekjes së saj u bë koronavirusi, i cili i solli komplikime për shëndetin.

Personazhe të njohur meksikanë janë shprehur të pikëlluar për humbjen e aktores së madhe./noa.al/

Loading...