Transmetuar më 18-05-2020, 08:31

Pas dy muajsh mungesë, maturantët do të kthehen sot në shkolla për tu përgatitur për provimet e maturës shtetërore.

Mirëpo mësimi ndaj tyre do të bëhet me rregullat e respektimit të distancës, si dhe me numër të kufizuar nxënësish në klasa.

Nuk do të lejohen më shumë se 15 maturantë në klasë dhe për këtë arsye është bërë shpërndarja e tyre.

Ndërkohë provimet e maturës do të mbahen nga data 8 deri në 18 qershor dhe në provime do të përfshihen vetëm mësimet e zhvilluara para nisjes së emergjencës së koronavirusit. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE