Transmetuar më 18-05-2020, 09:16

Numërohen mbi 1.5 milionë raste të prekurish me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi më i goditur qysh nga nisja e pandemisë.

Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 90.978.

Kjo teksa në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të përditësuara nga Johns Hopkins University, u shënuan 808 të vdekur.

Ndërkohë u raportuan 18.873 raste të reja infektimesh, duke e çuar totalin e të prekurve në 1.527.664.

Shteti i New York mbetet më i godituri me 350.121 të prekur dhe 28.232 viktima prej koronavirusit. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE