Transmetuar më 18-05-2020, 09:43

Maturantët u rikthyen sot në shkollë pas dy muajsh mungesë, për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Siç mund të shihni në fotogaleri të cilat vijnë nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ata u futën në rregulla strikte distance.

Që të gjithë me maskë në fytyrë, ndërsa në hyrje të shkollës iu mat temperatura.

Po ashtu edhe mësimi do të kryhet me rregullat e respektimit të distancës, si dhe me numër të kufizuar nxënësish në klasa.

Nuk do të lejohen më shumë se 15 maturantë në klasë dhe për këtë arsye është bërë shpërndarja e tyre, teksa mësimi parashikohet të zgjasë deri më 5 qershor.

Ndërkohë provimet e maturës do të mbahen nga data 8 deri në 18 qershor dhe në provime do të përfshihen vetëm mësimet e zhvilluara para nisjes së emergjencës së koronavirusit. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE