Ra drama, statusi i aktorit, filmi dhe teatri skenik shqiptar, ra kultura shqipe në tv dhe në salla. Hiiiiiç nuk u ndjetë. Ra integrimi europian. Hiiiiiç nuk u ndjetë! Ranë gjykatat. Hiiiiiiç nuk u ndjetë…
Nga Artan Fuga
Ra demokracia lokale me reformën e territorit, hiiiiiç nuk u ndjetë!
Ra sistemi i votimit ku populli votonte kandidatin për deputet. Hiiiiç nuk u ndjetë!
Ranë rrezistencat qytetare. Hiiiiiiç nuk u ndjetë!
Ranë universitetet publike me ligjin për arsimin e lartë, ra akademia e shkencave me ligjin e poshtër, ra radiotelevizioni shqiptar kthyer në kanoçe propagande, hiiiiiç nuk u ndjetë!
Ra ligji për teatrin, që drejtohet gjithandej nga komitete partie quajtur ministri kulture. Hiiiiiç nuk u ndjetë!
Ra Kuvendi dhe u mbush me kovida pa legjitimitet. Hiiiiiç nuk u ndjetë!
Ranë zgjedhjet e 30 qershorit dhe këshillat bashkiakë. Hiiiiiiç nuk u ndjetë!
Ra drama, statusi i aktorit, filmi dhe teatri skenik shqiptar, ra kultura shqipe në tv dhe në salla. Hiiiiiç nuk u ndjetë.
Ra integrimi europian. Hiiiiiç nuk u ndjetë!
Ranë gjykatat. Hiiiiiiç nuk u ndjetë
Ra censura mbi lirinë e fjales në web. Hiiiç nuk u ndjetë.
Ranë të drejtat qytetare me kodin e ri penal. Dënohet me internim i sëmuri! Hiiiiiiiç nuk u ndjetë!
Tani qani gjoja se ra ndërtesa e teatrit? Me të gjitha këto duhej të ishte një vaj i vazhdueshëm.
Ma këputët shpirtin !!!
Po ku do mbahej në ajër ndërtesa e Teatrit?
Themelet e ndërtesave kombëtare përpara sesa të mbahen në themele dhe mure qëndrojnë mbi ligje, të drejta, institucione. Hiqini ato, të gjitha bien.
Ngelesh ulur në xhade.