Transmetuar më 18-05-2020, 12:24

Është kthyer në çështje politike në Belgjikë, veprimi i bërë ndaj Kryeministres

Sophie Wilmes në një spital në Bruksel.

Ditën e shtunë, mjekët dhe infermierët e spitalit “Saint Pierre”, i kthyen shpinën teksa po kalonte me makinë, kryetarja e qeverisë, e para femër që drejton Belgjikën.

Një veprim i bujshëm për të shprehur kundërshtinë lidhur me mënyrën e saj për përballimin e emergjencës së koronvirusit.

Në Belgjikë deri më tani nga Covid-19 kanë gjetur vdekjen 9.080 persona, si dhe janë infektuar 55.559. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE