“Teatri”, Veliaj: Godina s’kishte asnjë vlerë arkitekturore! I riu, do jetë trefish më i madh
Transmetuar më 18-05-2020, 12:57

“Nga ana arkitekturore godina e Teatrit nuk kishte asnjë vlerë!” Kështu tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e sotme online të Këshillit Bashkiak, teksa foli për projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

Ai shtoi se njerëzit janë zgjedhur për të marrë vendime të vështira, duke thënë se nuk është e lehtë të zgjohesh në mëngjes me mallkime.

“Ishte një vendim i vështirë, por i drejtë. Në terma të përgjithshëm bëhet fjalë për një teatër 8930 m2, pra janë trefish hapësirat krahasuar me ekzistuesin dhe gjashtëfish nga ajo që ishte në hipotekë. Do të kemi katër salla, një qendrore, një sallë më të vogël me 150 vende, një të dytë 350, një auditor të hapur në tarracë, si tetarër veror me 380 vende. Skena do të jetë 630 metër katrorë. Ambientet ndihmëse për aktorët, do të jenë 520 metra katrorë”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, në teatrin e ri do të ketë lokale dhe ambiente kateringu.

Kryebashkiaku ironizoi duke thënë se Teatri aktual kishte 8 lokale dhe përdornin për kafe dhe raki. /a.y/noa.al

Loading...