Me çfarë lekësh do ndërtohet Teatri i ri? Veliaj: Do marrim kredi
Transmetuar më 18-05-2020, 13:45

Teksa prezantoi detaje nga projekti i Teatrit të ri Kombëtar, kryebashkiaku i Tiranës zbuloi se me çfarë parash do ndërtohet ai.

Erion Veliaj deklaroi gjatë mbledhjes së sotme online të Këshillit Bashkiak se, do të marrin kredi.

“Versioni më ideal do të ishte me privatin, por ne ishim me artistët. Prapë nuk i kemi lekët, do e bëjmë me lekët e bankës. Do marrim nga Banka Europiane e Investimeve, marrim kredi nga Abu Dhabi për lumin e Tiranës, nga BERZH për filtrimin e ujit. Pra qeveria i jep bashkisë garanci sovrane, ne këtë e marrim nga bankat. Se pastaj thonë se jemi me oligarkët apo e bëjmë me oligarkët. Ne kemi 10-fishuar taksën e ndërtimit. Dhe me këto do lajmë edhe kredinë. Për të gjitha këto, kjo do jetë mënyra e financimit”, u shpreh Veliaj.

Ai detajoi se përgjatë tre muajve do të punohet që nga detajomi i projektit deri tek negociatat për kreditë.

Veliaj hoqi paralele duke thënë se edhe kullën Eiffel e urryen aq shumë por më pasë u bë një nga vendet më të vizituara.

“Do të jetë një xhevahir i Tiranës. Ky lëndim do kalojë”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës. /a.y/noa.al

Veliaj zbulon pse Teatri u shemb natën: Moment më pak i rrezikshëm për protestuesit

“Teatri”, Veliaj: Godina s’kishte asnjë vlerë arkitekturore! I riu, do jetë trefish më i madh

Loading...