Gjesti i rrallë/ Porosit një kafe dhe paguan 50 euro, ja arsyeja fisnike se përse e bëri
Transmetuar më 18-05-2020, 23:52

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në një kafene të Italisë, ku ditën e sotme janë hapur për herë të parë pas pandemisë së koronavirusit.

Një klient i rregullt i vendit të Marsala (Trapani), ka porositur kafen dhe më pas ka dhënë 50 euro, duke i thënë kamarierit se nuk do asgjë mbrapsht.

Ai është shprehur se paguhet nga taksat e tyre ndërkohë ata kanë qëndruar mbyllur për një kohë të gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Më tej ka shtuar se kjo është më e pakta që mund të bëj për ta, për t’i ndihmuar sadopak.

“Unë kam një pagë si shërbyes civil, i cili paguhet nga taksat që ju paguani gjithashtu. Mbaj pjesën tjetër. Ju jeni mbyllur për një kohë të gjatë. Thjeshtë më e pakta që mund të bëj”, i tha burri arkëtarit.

Kujtojmë që Italia është një prej shteteve që u godit më rëndë nga koronavirusi.

Që prej rastit të parë, deri tani kanë humbur jetën 32 mijë persona./noa.al/

Loading...