Njihuni me fisin më të pazakontë në botë, pamje të rralla
Transmetuar më 19-05-2020, 19:56

Fisi Suri në Etiopi është nga më të rrallët në botë, dhe po ashtu ka ruajtur traditat e hershme të paraardhësve të tyre.

Ata kanë një traditë të vjetër që e trashëgojnë prej kohësh, futjen e pllakave të baltës në buzët e tyre të poshtme si një simbol i statusit social.

Fotografitë e mrekullueshme tregojnë njerëzit e këtij fisi të quajtur Suri me veshë të shpuar dhe buzë të shtrira për tu përshtatur me pllakat e argjiles.

Fisi banon në malet e Luginës së Riftit të Madh në fushat e Etiopisë jug-perëndimore dhe gjithashtu krenohen me plagët që mbartin.

Fotot janë realizuar nga fotografi Trevor Cole, i cili është mahnitur nga shpirti i komunitetit. /k.k/noa.al/

Loading...