Transmetuar më 19-05-2020, 20:25

Elton Ilirjani, biznesmeni i cili është përfolur në publik për prirjet e tij seksuale, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Ftesë në 5” ku është shprehur shumë i revoltuar për disa politikanë të vendit tonë, të cilët sipas tij, kanë diskriminuar komunitetin LGBT.

Ilirjani tha se ai kishte zgjedhur të provokonte me anë të një fotoje ku ka pozuar lakuriq, në rrjete sociale dhe tha se ka marrë kërkesa për seks nga politikanët.

“Postova një foto për të provokuar. Ti nuk e ke idenë sesa njerëz dhe politikanë më kanë bërë like foton.

Nuk e ke idenë se sa komente kam marrë dhe më kanë komplimentuar, politikanët më kanë kërkuar seks.

Sepse mendojnë se gay-t janë të gjithë prostituta. Të jesh gay je njeri në rradhë të parë, nuk do të thotë që të jesh gay je farfallë e hapur dhe duhet të gjuhesh me gurë”, u shpreh biznesmeni.