Transmetuar më 19-05-2020, 20:57

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është një besimtare e devotshme myslimane dhe tregon se gjatë këtij muaji të Madhërueshëm të Ramazanit ka agjëruar.

Në intervistë për Top Channel, Çiljeta rrëfeu të mirat e Natës së Kadrit (e cila mendohet se është sot) dhe i bëri thirrje të rinjve që të paktën vetëm sot të falen, me aq dijeni sa kanë.

“Nuk është se kam ndryshuar unë kështu kam qenë gjithmonë, kam kuptuar që ne jemi në dorën e Zotit, jemi kalimtarë, ndaj ta kalojmë ditën duke qeshur. Sa më shumë të jenë njerëzit me namaz, aq më mirë do të ishte”, u shpreh Çiljeta.

“Është një natë që nuk duhet humbur sepse ne e presim gjithë vitin që të vijë. Edhe ata që nuk dinë të falen, ka të bëjë nijeti, sugjeroj që të rinjtë të vendosin sot kokën në sexhde (pjesë e riteve fetare islame) dhe të luten, sikurse dhe të thonë Bismilah. Dëgjoj shumë të rinj që thonë jo po s’di të falem dhe se është e vështirë për të mësuar rekatet e namazit. Lutjet kryesore që unë them, janë që të kem fëmijën mirë, të jemi mirë me shëndet dhe të na ruajë Zoti nga çdo gjë e keqe.

Unë kështu kam qenë prej vitesh, nuk është hera e parë që agjëroj, kam 10 vite që e bëj”, u shpreh Çiljeta./noa.al/