Transmetuar më 19-05-2020, 21:45

Shembja e Teatrit Kombëtar solli irritim dhe reagime të shumta në Shqipëri por jo vetëm.

Aktivistja e aleancës për teatrin, juristja Adriana Kalaja e revoltuar për shembjen e godinës përpos akuzave për pushtetin kishte një thirrje për ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Siç edhe dëgjohet në videon më poshtë, ajo i bën thirrje Ambasadores amerikane në Shqipëri që të dalë të prononcohet për këtë krim, ose sipas saj "ne do të pushtojmë ambasadën".

"Na kanë nxjerrë zvarrë dhe kanë përzënë mediat. Një mijë policë erdhën për 5 minuta. E papranueshme. Ambasadore e Amerikës ose dil prononcohu për këtë krim, ose ne do të pushtojmë ambasadën e Amerikës. Është e papranueshme" tha ajo.

Më poshtë keni videon:/noa.al/