Transmetuar më 19-05-2020, 22:27

Elton Ilirjani, biznesmeni i cili është përfolur në publik për prirjet e tij seksuale, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Ftesë në 5”, ku u shpreh shumë i revoltuar me disa politikanë të vendit tonë, të cilët sipas tij, kanë diskriminuar komunitetin “LGBT”.

Biznesmeni, u shpreh se në parlamentin shqiptar, ka 25 deputetë gay dhe shtoi se ato janë prostituta, që paguhen 25 dollarë nga të huajt. “Janë 25 gay në atë parlament (i referohet atij të vendit tonë). Mos hiqen hipokritë. Të mos na ndëshkojnë mua Xhenin dhe personat që dalin hapur dhe  ata të dalin si minj. Ato paguhen 25 dollarë nga të huajt, janë prostituta. Kjo është një çështje që na prek të gjithë komunitetin. Kur një ish-ministër  thotë se ai është BQ se vendosi flamurin e komunitetit në bashki, kjo është budallik. Jo nuk kam votuar kurrë do të vij të votoj kundër këtyre fundërrinave. Ai është ish ministër i rendit, të më ngrihen kuksianët të më vrasin dhe tropojanët sepse i bëjnë  thirrje bajraktarët e tyre?”, shprehet Elton Ilirjani.