Transmetuar më 20-05-2020, 08:58

Pasditen e sotme pritet të mbahet protesta e dytë për shembjen e Teatrit Kombëtar, pas asaj të mbajtur ditën e hënë.

Protesta është thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Tetarit dhe pritet të nisë rreth orës 17.30.

Me thirrjet “Lironi aktivistët, duam drejtësi, jetojmë për Liri!”, përfaqësia e artistëve, njoftojnë mbajtjen e protestës tek hyrja e pedonales.

Ashtu si dhe në protestën e kaluar, edhe sot pritet që të bashkohet edhe opozita e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Megjithatë njëlloj si të hënën pritet që përfaqësuesit e partive politike të mos mbajnë fjalime, por fjalën do e kenë artistët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Kujtojmë se godina e Teatrit Kombëtar u shemb rreth orës 04.00 të mëngjesit të së dielës, në një moment kur ende s’kishte zbardhur dita. /a.y/noa.al