Transmetuar më 20-05-2020, 13:41

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin Shqipërisë, 900 mijë dollarë shtesë në betejën me koronavirusin.

Lajmin e bën me dije ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“SHBA-ja i ofron Shqipërisë 900 mijë dollarë shtesë për COVID-19 duke e çuar në total 2 milionë dollarë për laboratorë, gjurmim të rasteve dhe asistencë teknike”, thotë ambasadorja.

Kim shton se qysh nga viti 2000 SHBA ka dhuruar 700 milionë dollarë ndihma në asistencë totale.

“SHBA gjithmonë do të qëndrojë me miqtë dhe do të udhëheqë luftën kundër kërcënimeve globale”, shkruan në mbyllje ambasadorja. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE