Transmetuar më 20-05-2020, 15:43

Presidenti Ilir Meta nxjerr pamje nga momentet e dhunës gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai thotë se “Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë”.

“Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj! Kurajë qytetare dhe solidaritet!”, shkruan Meta.

Presidenti deklaron se demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet.

“Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane”, shkruan kreu i shtetit.

Ky mesazh i Presidentit vjen në një kohë kur në orën 17.30 të pasdites së sotme është thirrur protestë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, nën mbështetjen e opozitës. /a.y/noa.al