Transmetuar më 20-05-2020, 19:40
Përfundon protesta e artistëve, e dyta që prej shembjes së Teatrit Kombëtar.
Në fund, qytetarë të shumë, bashkë edhe me kryedemokratin Basha, firmosën peticionin për rindërtimin e Teatrit të Ri.
Regjisori Robert Budina tha se duke filluar nga dita e premte do marrë jetë nisma për të dalë në çdo qytet për të firmosur këtë peticion.
Protestuesit kanë kërkuar vazhdimësi të këtyre tubimeve.
Ashtu si edhe herën e kaluar, edhe sot mungoi fjalim në podium nga përfaqësuesit politikë. /k.k/noa.al/