Transmetuar më 20-05-2020, 20:28

Një tjetër protestë e thirrur nga artistët për shembjen e Teatrit Kombëtar, u zhvillua edhe pasditen e sotme.

Në protestë janë të pranishëm edhe liderët dhe përfaqësuesit e opozitës, ndonëse pa protagonizëm.

Në shesh ishte e pranishme edhe Anna Shkreli, vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës Artan Shkrelit dhe ish-deputetes së PS-së, Ledi Shamku.

Ajo mbështet kështu kauzën e artistëve, ndonëse babai i saj është pjesë e qeverisë.

Anna është bashkëshortja e kreut të FRPD, Belind Këlliçit, ndërsa ky i fundit i ftuar ditën e djeshme në studion e Abc News, u tregua i rezervuar për këtë lidhje, duke theksuar se secili ka parimet e veta politike.