Transmetuar më 20-05-2020, 21:29

Ish-sportisti i MMA, tashmë një boksier i suksesshëm, Florian Marku, ka deklaruar se së shpejti do të stërvitet me Conor Mcgregor dhe kjo falë disa truprojave shqiptarë afër irlandezit.

Në një intervistë të fundit në "FanZone", 27-vjeçari ka folur edhe për rikuperimin nga dëmtimi që ka vuajtur si dhe planet e tij profesionale.

E keni lënë pas dëmtimin? Them se po, pasi po stërvitem me një trajner personal këtu Në Londër dhe nga dita në ditë pres të arrij formën më të mirë.

Kur pritet të zbrisni sërish në ring? Presim për në korrik, por nuk kemi akoma saktësisht një datë, sepse situata është pak kaotike. Gjithsesi unë jam gati në çdo kohë.

Ju kemi parë në një foto edhe me Connor McGregor… Çunat që ruajnë atë janë shqiptarë nga Tropoja dhe më kanë mundësuar që kur të kalojë kjo situatë, të stërvitem për disa kohë me të për të ndihmuar njëri-tjetrin.

McGregor apo Khabib, kush është më i mirë për ju? Të them të drejtën Khabib më lodh, pasi ka armë të fortë vetëm mundjen dhe e lodh shumë kundërshtarin në atë pikë e pastaj e dominon edhe lart, por është më i mirë.

Më parë, Marku publikoi një video në rrjetet sociale ku Conor Mcgregor ishte në një ambjen shqiptar dhe në sfond dëgjohet edhe kënga e njohur shqiptare ‘Xhamadani’./noa.al/