Transmetuar më 20-05-2020, 22:50

Aktori i i ri amerikan, Hagen Mills është vetëvrarë me armë zjarri.

Sipas TMZ, aktori 29-vjeçar vdiq në Kentucky të martën.

Policia konfirmoi në vend se ngjarja besohet të jetë një përpjekje vrasjeje dhe më pas vetëvrasjeje.

"The Mirror" shkruan ai deshi të vriste nënën e vajzës së tij 4-vjeçare, Erica Price, para se të qellonte veten.

Ai njihet për rolet e tij në: Baskets (2016), Swedish Dicks (2016) dhe Bonnie & Clyde: Justified (2013)./noa.al/