Transmetuar më 20-05-2020, 23:56

Muajt që lamë pas e pamë bukuroshen e programeve sportive, Ilda Bejleri nën drejtimin e ‘Procesi Sportiv’ krah Edi Manushit.

Megjithatë pas disa muajsh nën drejtimin e tij, duket se Bejlerin do ta shohim në një ekran tjetër.

Burime për ‘RevistaWho.Com’ kanë treguar së fundmi se në javët në vazhdim se Ilda do të jetë pjesë e ekranit të ‘Tv Klan’ krah moderatorit të dashur të publikut shqiptar, Ardit Gjebrea.

Nga fotoja duket se Ilda është krah Arditit në prapaskenat e ‘E diela shqiptare’.

Nuk dihet ende nëse Bejleri do të jetë pranë Gjebreas në një rubrike të re apo aktuale, por kjo pritet të zbulohet në vetëm pak ditë.