Transmetuar më 21-05-2020, 09:00

Përdhunohet në burg shqiptari Aleksandër Luca, i cili vuan dënimin për vrasjen e studentes greke, Eleni Topaloudi.

Mediat greke shkruajnë se i dënuari me burgim të përjetshëm, është përdhunuar në burgun e Evangelismos, nga të dënuarit e tjerë.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezulton se i riu ka pësuar dëmtime të shumta për shkak të përdhunimit. P

Vetë Luca ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se mund ta kenë përdhunuar, për shkak se është përmendur në një zonë tjetër të burgut, i zhveshur në pjesën e poshtme të trupit.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar autorët e abuzimit seksual.

Luca është shpallur fajtor për vrasjen e ndodhur më 28 nëntor 2018. E reja u godit me shufër hekuri në kokë, para se të hidhej nga shkëmbinjtë në det, për shkak se kishte refuzuar të bënte seks me shqiptarin dhe një shokun e tij grek.

Dy të rinjtë e hodhën Elenin në shkëmbinj duke e menduar të vdekur, por ekspertiza zbuloi se ajo ishte ende gjallë dhe se hedhja nga lartësia i shkaktoi vdekjen. /a.y/noa.al