Shembja e Teatrit, Meta një orë takim me përfaqësuesit e opozitës
Transmetuar më 21-05-2020, 10:29

Për plot një orë, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare.

Në takimin me kreun e shtetit pas situatës së tensionuar për shembjen e Teatrit Kombëtar, merrte pjesë kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, përfaqësohej nga nënkryetari Petrit Vasili.

Takimi mes Presidentit dhe përfaqësuesve të opozitës zgjati nga ora 09.00 deri në 10.00, ndërsa u zhvillua tek Pallati i Brigadave.

Pritet që në vijim, Presidenca të dalë me deklaratë lidhur me përmbajtjen e takimit. /a.y/noa.al

Loading...