Transmetuar më 21-05-2020, 11:00

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me deklarata të forta, për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Gjatë debateve, deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti, ka kërkuar mbajtjen e 1 minute heshtje për shembjen e Teatrit.

Mirëpo kjo kërkesë e tij është mohuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

“Zoti kryetar kam një propozim për të bërë. Propozoj një minutë heshtje në nder të Teatrit Kombëtar, pas shembjes së godinës”, tha Përmeti, ndërsa Ruçi iu përgjigj; “Ulu aty, ulu!”, tha Përmeti.

“Ulu aty, ulu. Mëso rregulloren”, iu përgjigj Ruçi duke i mohuar kërkesën. /a.y/noa.al