Protestë për Teatrin te SPAK: Hetim për tentativë vrasje të artistëve. Të arrestohen Veliaj dhe Mazniku
Transmetuar më 21-05-2020, 11:33
Robert Budina

Përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe ata të shoqërisë civile kanë protestuar ditën e sotme te Prokuroria e Posaçme antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, duke kërkuar zbardhjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ata kërkuan sekuestrimin e truallit të Teatrit në mënyrë që të zbardhet e vërteta.

Regjisori Robert Budina duke folur nga protesta, kërkoi që të hetohet për tentativë vrasje të artistëve.

“Të hetohet edhe RENEA, e cila ndërhyn kundër grupeve terroriste. Ne kemi dëshmi dhe pamje që në kohën që po rrëzohej fasada, kishte ende njerëz që po dilnin nga godina, ndaj kërkojmë hetim për tentativë vrasje të artistëve. Ata mund të thonë që jo janë montazhe, por ne do të gjejmë ekspertë ndërkombëtarë të shohin pamjet”, u shpreh Budina.

Ai paralajmëroi vijimin e protestave, deri në rikthimin e Shqipërisë në legjitimitet.

Po ashtu tha se po marrin kërcënime me mesazhe, ndaj kërkoi mbështetjen e popullit.

Aktivistja Adriana Kalaja u kërkoi arrestimin e Erion Veliaj dhe Arbion Maznikut.

“Në ditët në vijim po përgatiten edhe dosje të tjera penale, shumë shpejt do i çojmë para SPAK-ut. Njëra nga këto është vrasje e mbetur në tentativë ndaj ministrit të Brendshëm, Erion Veliajt dhe drejtorit të policisë Ardi Veliut. Kallëzimi i dytë ndaj kryetarit të bashkisë, kryetarit të këshillit bashkiak për prishjen e objektit. Kallëzimi i tretë për ministren e Kulturës dhe Hervin Çulin që kanë kryer një masakër për inventarët duke varrosur arkivën nën rrënoja”, tha Kalaja. /a.y/noa.al

SPAK nis hetimet për shembjen e Teatrit, sekuestrohen dokumentet

Loading...