Transmetuar më 21-05-2020, 11:59

Dikur pjesë e partisë së drejtuar prej saj, tashmë i kthehet me gjuhë ironike.

Ralf Gjoni, deputeti i opozitës së re parlamentare ironizoi deklaratën e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e cila duke folur nga protesta për shembjen e Teatrit tha se “Unë do ia ha veshin Edi Ramës”.

Ai deklaroi që të mundësohet riformatimi i qeverisjes, duhet të riformatohet sistemi zgjedhor.

“Mos lejoni të na përçajnë. Ata që braktisën këtë parlament dhe rrotullohen treshe me ju në krevat nuk e duan. Si do ja hajë veshin ajo atij? Ai është shumë i gjatë, vetëm shtrirë në krevat mund t’ja hajë”, tha Gjoni.

Po ashtu ai ka nxjerrë një lëpirëse nga xhepi, duke i quajtur socialistët "lëpirësa".

Por ky etiketim i tij u replika nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili tha se “Ndaç në xhep ndaç mbaji në gojë është e drejta jote. Unë korrigjoj çfarë nxjerr nga goja, jo çfarë fut. E ato që nxore nga goja janë në kundërshtim me etiken dhe rregulloren”./a.y/noa.al