Transmetuar më 21-05-2020, 14:11

Kryeministri Edi Rama me një gjuhë të hollë ironike, komentoi opozitën dhe qëndrimin e saj lidhur me çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai tha se turma e përgatitur prej shumë kohësh e kishte hipotekuar prej dy vitesh godinën, si kështjellën ku do të organizonte sulmin final mbi dhe.

“Por kur dobësia është që mbi të gjitha vjen gjumi dhe kapesh në gjumë teksa je duke ëndërruar se tanimë ke triumfuar dhe hap sytë dhe sheh që kalaja ka rënë, ka dëshpërim. Humbin një betejë kur kanë humbur rrugën dhe objektin. Por kanë zgjedhur rrugën e gabuar me objektin e gabuar se nuk po them njerëzit e gabuar, habitem si nuk na kanë njohur akoma. Dikush më çoi një mesazh dhe më tha ‘si nuk u mërzite 21 vite dhe nuk u ndave derisa e prishe’. E pra, përgjigja është e thjeshtë, unë nuk kam ardhur dhe as rri në politikë kap ça të kap, por për të bërë sukses dhe për të luftuar për bindjet e mia, nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor, se jam i luftës për bindjet”, deklaroi Rama në parlament.

Kreu i qeverisë e quajti Sali Berishën, dramaturg plak, ndërsa Presidentin Ilir Meta si komedian të Presidencës.

“Sipas jush blihet gjithkush, edhe Robert Ndrenika dhe vetëm Luli dhe Monika nuk blihen e luftojnë, bashkë me atë plakun digjital dhe komedianin në Presidencë. Larg qoftë, të them unë se plaku digjital nuk e do teatrin, ai është dramaturg i lindur, apo Basha, ai është artist i lindur, një aktor që i është huazuar politikës për t’i dhënë shpirtin. Ilir Meta, ai është gati që të vendosë ballin e tij mbi Kushtetutë dhe të bëhet njësh me shqiponjën dhe të shfaqet me një majtë të lartë duke u parashutuar me Çim Pikën për të na ngrënë mëlçinë të gjithëve. Monika është me Volterin. Lerë pastaj një Budinë e madhe dhe një e vogël që pas fjalimit turren të përqafojnë artistin, Lulin”, tha Rama.

Më tej ai ironizoi kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, duke thënë se po të shiheshin biletat e teatrit që shiteshin, kupton shumë, madje e personifikoi si Desdemona.

“Pse nuk ra ai teatër nga dalldia e tyre që të shihnin të paktën Desdemomën. Nuk vajti njeri. Ngrënia e veshit atje, ishte rezultat i minjve në revoltë” tha Rama, për të cilën nuk kurseu etiketimin se shikon filxhan. /a.y/noa.al

Rama: Godina e vjetër e Teatrit, si fëmijë ilegal bastard! Projekti nuk përfundoi kurrë

“Teatri”, Rama ironizon Murrizin: Fytyra jote mu zëvendësua me të Sandër Prosit, dashuri e beftë