Propozimi i Kryeministres së Zelandës së Re: Vetëm 4 ditë pune në javë
Transmetuar më 21-05-2020, 15:59

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, propozon vetëm katër ditë punë në javë, në mënyrë që ti jepet shtysë ekonomisë dhe mbi të gjitha turizmit në vend.

“Kam dëgjuar shumë njerëz që sugjerojnë se duhet t’i reduktojmë ditët e punës në katër. Ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe duhet të jemi gati që ta marrim në konsideratë këtë ide të jashtëzakonshme”, deklaroi Adern në një komunikim të bërë në Facebook.

Ajo foli lidhur me këtë temë teksa po diskutonte lidhur me raportet mes punëdhënësve dhe vartësve.

Arden deklaroi se pandemia e koronavirusit, do të bëjë që të rimendohet ndryshimi i gjithë sistemit të punës.

“I inkurajoj të gjithë punëdhënësit që të bëjnë diçka të tillë dhe të mendojnë nëse është diçka që mund të funksionojë në kompanitë e tyre, pasi mund të ndihmojë turizmin në të gjithë vendin”, tha ajo.

Zelanda e Re ishte ndër shtetet e para që u rihap pas mbylljes prej koronavirusit.

Në total qysh nga nisja e epidemisë në këtë shtet u shënuan 21 viktima dhe 1.503 të prekur. /a.y/noa.al

Loading...