Transmetuar më 21-05-2020, 16:42

Një video është bërë virale në rrjetet sociale ku shihen disa efektivë policie të cilët duket se kanë harruar punën dhe kanë nisur të festojnë.

Policët kishin shkuar për aksion në Gramsh për sekuestrím hashashi dhe janë bashkuar me banorët e zonës për të shijuar disa momente qejfi.

Mendohet se janë nën efektin e alkoolit, teksa këndojnë e kërcejnë dhe filmojnë njëri-tjetrin duke qeshur, me uniformën e detyrës.

Ish-Kryeministri Berisha i cili ka publikuar edhe videon, ironizon: “Aksion i fuqishëm i narkopolicisë kundra drogës në Gramsh!"

Aksion i fuqishem i narkopolicise kundra droges ne Gramsh!sb Pershendetje doktor. Kjo eshte fytyra e Leshit sic…

Publiée par Sali Berisha sur Jeudi 21 mai 2020