Transmetuar më 21-05-2020, 17:20

Vajza e aktorit Robert Ndrenika, Diana Ndrenika ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar ditën e dielë.

E ashpër në artikuli, ajo thotë se është e dhimbshme të shohësh teksa u shkatërrua një institucion kulturor.

Madje mnuk ngurron as të përmendë fjalën bandë.

Postimi i plotë:

Ajo çka e bën më të dhimbshme shkaterrimin e TK eshte fakti se ne diktaturen totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografise etj. Ishte pikërisht atëherë që Teatri Kombëtar mori zhvillim duke arritur kulme cilësore.

Sot në demokracinë e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturën hibride ku po jetojmë merr perparësi biznesi i ndërtimit që në mënyrë makuteske (ëith unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në mënyrë të drejpërdrejtë.

Oligarki financiare pa përfaqësim. Një bandë që e obsesuar pas truallit të qendrës së Tiranës vjedh e shkatërron pa asnjë princip.