Transmetuar më 21-05-2020, 18:02

Teatri Kombëtar do të ndërtohet sërish, do t’ua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh. Kështu u shpreh kryeministri i vendit Edi Rama në seancë plenare sot në Kuvend. Paradoksi qëndrontr në faktin se Rama paskësh vendosur që të rindërtojë teatrin identik, por jo në vendin ku ishte deri këtë fundjavë që lamë pas.

Por Rama as që tregoi se ku do të jetë ky vend. Po ashtu la të kuptohet se teatri i ribërë do të jetë një lloj muzeu.

“Ne do ta marrim projektin origjinal dhe do t’jua rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh. Do ta kemi mes nesh, jo aty, jo ai teatër. Për më shumë, do ta shikoni, do ta shpjegojmë dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin që do të bëhet për të shkuar tek ajo godina. Atëherë tek ajo godina do të shkojnë vetëm fëmijët me mësuesit e tyre për tu mësuar vizatimin, aktrimin e për tu treguar se çfarë ka qenë Tirana dikur".

Rana justifikoi këto vendime që merr, duke thënë se është votuar për të vendosur. "Këta që mërziten se ajo është diku tjetër, nuk do të shkojnë. Por mendoj se ja vlen dhe do ta bëjmë. E vendosim vetë sepse jemi zgjedhur që të vendosim, jo që të vendosni ju apo ata që kanë ikur.” u shpreh zoti Rama.