Situata e koronavirusit në Itali, viktimat dhe rastet e reja
Transmetuar më 21-05-2020, 18:04

156 pacientë kanë ndërruar jetë në Itali, të prekur me koronavirus.

Ndër rastet e reja ato janë 642, shumica prej të cilëve kontakte me persona të tjerë të infektuar.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë raportuar për më shumë se dy mijë persona që e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Aktualisht Italia numëron 60 mijë e 960 raste aktive në të gjithë vendin.

Kurba aktualisht mund të konsiderohet e qëndrushme dhe nuk ka vatra të reja të shpërthimit të virusit. /k.k/noa/al/

Loading...