Transmetuar më 21-05-2020, 19:23

Hetuesit grekë kanë përcaktuar shkakun e vrasjes së një 65-vjeçari shqiptar, 10 ditë pas krimit. Vetë autori i dyshuar i vrasjes, një shqiptar 34-vjeçar, është shprehur se më 10 maj kishte shkuar në shtëpinë e fqinjit të tij, në Artemis (Artemida) të Greqisë, dhe i kërkoi 130 euro, pasi gruaja e tij po lindte.

Por, aty hasi në kundërshtimin e viktimës dhe ngjarjet precipituan në përplasje me dhunë.

Autori i dyshuar e goditi 65-vjeçarin në fytyrë dhe kur ai u rrëzua, u godit rëndë në kokë, çka rezultoi fatale.

Siç u bë e ditur, i dyshuari i krimit u bë baba ditën kur policia e arrestoi si autorin e vrasjes së 65 vjeçarit pranë shtëpisë së tij ku siç shihni në foto, fqinjët vendosën një tufë me lule.