Transmetuar më 21-05-2020, 21:36

Zv.ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu, ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme nga detyra që mbante.

Reagimi i saj vjen menjëherë pas arrestimit  të të atit për falsifikim vizash dhe trafikim klandestinësh gjatë një hetimi mes Policisë së Shtetit dhe zyrës së hetimit të Ambasadës së SHBA.

Pas daljes së lajmit të arrestimit të Eduart Haxhiu, i ati i saj, ka qenë vetë Lorena Haxhiu që ka paraqitur dorëheqjen e saj dhe është larguar nga detyra për shkak të përgjegjësisë morale.

Deri në këto momente nuk ka ende një emër zëvendësues për të.

Kujtojmë se, shtetasi Eduart Haxhiu u arrestua bashkë me 24 shtetas të tjerë pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK, për të gjithë këta persona si pjesë e grupit të strukturuar kriminal./noa.al/