Transmetuar më 21-05-2020, 22:02

Një debat mes notash tensioni ka "shpërthyer" këtë mbrëmje në "Real Story", mes gazetarit Alfred Lela, analistit Agron Gjekmarkaj dhe kryeministrit, pasi Rama mohoi që Lela të jetë dhunuar nga policia.

Më poshtë debati mes tyre

Alfred Lela: Pse duhet të sillesh si i kreshterë kur ju jeni xhahili? Thua duhet ta kishin godit edhe me shkop gome.. ku i gjeni këto standarde, do të tregohem etik të të them më godit prapë?

Edi Rama: Doni apo nuk doni ju, unë jam kryeministri i Shqipërisë. Ju e kujtoni popullin shqiptar budalla, ju mendoni se shqiptarët i hanë brockullat me atë video, ju jeni viktima imagjinare të një regjimi imagjinar.

Agron Gjekmarkaj: Lela ka bërë heroizëm shtetëror, ju qenkeni drejtuesi i asaj dhune

Edi Rama: Policia e shtetit nuk është leckë që ta tërhiqni ju kur të doni dhe si të doni. Që goditja e godinës së teatrit ju ka goditur edhe juve unë e kuptoj, që s’më lini të flas tregon që jeni rëndë, nga dështimi i turpshëm i gjithë atij skenari skandaloz.

Gjekmarkaj: Do keni një fund diktatori keni uzurpuar cdo vulë e firmë në këtë vend.

Rama: Padre mund të flas unë? Sapo e përmende Jezu Krishtin…

Agron Gjekmarkaj: T’i qitët sytë ishalla. Keni dhunuar ndërgjegjen e një kombi të tërë

Edi Rama: Më lër ta mbaroj padre, po i the të gjitha do i thuash sërish se të njejtën gjë thua…