Në pritje të ëmbël, Olta Gixhari zbulon gjininë e bebit
Transmetuar më 21-05-2020, 23:10

Aktorja Olta Gixhari konfirmoi lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë vetëm pak ditë më parë, ndërsa së fundmi duket se ajo ka zbuluar dhe gjninë e bebit, i cili mesa duket do të jetë djalë.

Ajo e ka bërë të ditur këtë gjë (ndoshta pa dashje) në një publikim në rrjetet sociale.

"Ma keni bërë edhe më të ëmbël pritjen e bebushit tim", shkruan ajo.

“Faleminderit me zemër për gjithë urimet tuaja, ma keni bërë edhe më të ëmbël pritjen e bebushit tim.

Shumë shpejt do postoj një foto (modeste) me barkaluq, se vdiqa po ma kërkojnë të gjithë. Ps- Unë vazhdoj të bëj seksin nëpër foto nuk heq dorë. Ju dua, zemra mal”, shkruan aktorja bashkangjitur fotos.

Kujtojmë se, aktorja është zhvendosur në Spanjë tek partneri i saj dhe këto ditë izolimi po i kalojnë së bashku.

Loading...