Transmetuar më 22-05-2020, 08:17

Pas pak ditësh moderatorja Klea Huta dhe kompozitori Elgit Doda do të bëhen prindër për herë të parë.

Këtë të enjte Klea ka ndarë një fotografi të adhurueshme, ku Elgiti shihet duke mbajtur me duar barkun e saj.

“Djali i babit”, ka shkruar Klea teksa ka ndarë fotografinë.

Ndërkohë nuk ka munguar komenti i Elgitit i cili ka shkruar “Shpirt”.

Çifti u martuan në vjeshtë në një ceremoni intime në Marok, ndërsa për pak ditë do të bëhen prindër të një djali. /a.y/noa.al