Transmetuar më 22-05-2020, 10:19
Foto ilustruese

Një grua ka mbetur e plagosur në Tiranë, e aksidentuar nga një makinë.

Aksidenti është shënuar rreth orës 09:31, në Bulevardin “Bajram Curri”, pranë Urës së Tabakëve.

Mjeti me drejtues shtetasin F.H., 68 vjeç, tek vijat e bardha i ka shkelur me gomën e mjetit këmbën dhe është dëmtuar, e moshuara N.D ., 77 vjeçe.

E plagosura u dërgua në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut per jetën.

Aktualisht grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al