Transmetuar më 22-05-2020, 10:32

Krahë të gjatë me ngjyra, për të ndihmuar nxënësit që të ruajnë distancën sociale.

Është kjo ideja e një shkolle fillore në Taiyuan, të Kinës.

Mes bankave të shkollës, ashtu si në hapësirat e tjera, me anë të tyre krijohet distanca e duhur.

Në këtë mënyrë, vogëlushët zhvillojnë të sigurtë aktivitetet e tyre.

Kina është vendi i parë prej nga u përhap epidemia e koronavirusit, duke shkaktuar 4.634 të vdekur dhe 82.971 të prekur. /a.y/noa.al