Transmetuar më 22-05-2020, 12:02
Foto ilustruese, pamje nga Berati

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Berat, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç, ka gjetur vdekjen si pasojë e korrentit, teksa lozte në lulishte.

Vogëlushi, pjesë e komunitetit rom, ka qenë duke lozur në lulishten e pedonales së re të qytetit, kur befas ka rënë në kontakt me korrentin.

Dyshohet se i mituri ka rënë në kontakt me korrentin me kabujt e ndriçimit, ndërkohë që detajet nuk bëhen me dije.

Bëhet me dije se lidhur me këtë ngjarje Prokuroria e Beratit ka nisur hetimet për Drejtorinë e Ndriçimit Publik. /a.y/noa.al