Meta: Maskat kanë rënë! Hetim ndërkombëtar për reformën në drejtësi
Transmetuar më 22-05-2020, 12:49

Presidenti Ilir Meta kërkon hetim ndërkombëtar për reformën në drejtësi.

Në konferencën e sotme për mediat, ai deklaroi se gjithë ata që kanë bërë gjëra pas krahëve të shqiptarëve duhet të përgjigjen.

“Dua plotësimin e 14 pikave të projekt-platformës së integrimit. Këto i dinë ambasadorët e BE dhe SHBA. Ilir Meta do ta diskutojë këtë çështje, dhe është i gatshëm që të kërkojë hetim për reformën në drejtësi. Ilir Meta është ballë lartë pasi ka kërkuar transparencë. Maskat kanë rënë tani, përgjegjësinë ta marrin ata që bëjnë gjëra pas kurrizit të shqiptarëve”, u shpreh kreu i shtetit.

Ai përsëriti se maskat kanë rënë dhe se Ilir Meta nuk bën lojëra me Kushtetutën e Shqipërisë.

Lidhur me deklaratën e ambasadores amerikane, Yuri Kim, për të hequr dorë nga pazaret dhe lojërat ai tha se, “Unë kam katër vjet që u them stop lojërave në drejtësi dhe ambasadorja ka shumë të drejtë, që shohim vetëm lojëra. Këtë e tregoi renditjet e Shqipërisë, e tregojnë kushtet. Shikoni kushtet në 2016 që kur u dha rekomandimi pozitiv dhe shikojini sa janë tani. Aktorët politik kanë luajtur me këto çështje. Presidenti nuk është aktor politik por kryetar i shtetit, nuk ka surprizuar askënd me veprimet e tij, as ndërkombëtarët se gjithçka ka qenë e mirë menduar”.

Sipas Metës, përfituesi është vetëm një njeri që është edhe përgjegjës i fabrikës së thashethemeve. /a.y/noa.al

Meta prezanton projekt-platformën e integrimit: Ia dorëzova Ramës që në fillim të prillit, ende pa përgjigje

Ambasadorja amerikane jep mesazhin e fortë: Lini lojërat dhe pazaret

Loading...