Transmetuar më 22-05-2020, 12:40
Knut Fleckenstein, Gramoz Ruci- Foto arkiv

Ish-raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, emërohet nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi si këshilltar.

Ish-zyrtari i lartë i PE, është emëruar nga kryeparlamentari si këshilltar për integrimin.

Vendimi që shihni më poshtë, mban firmën e kreut të Kuvendit.

Fleckenstein deri para disa kohësh, ka luajtur rol kyç në raportimin për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Pikërisht eksperienca e rëndësishme e tij, ka bërë që të zgjidhet nga Ruçi si këshilltar. /a.y/noa.al