Transmetuar më 22-05-2020, 13:40

Kryeministri Edi Rama mohon që Presidenti Ilir Meta ti ketë dorëzuar ndonjë platformë, siç ky i fundit deklaroi në konferencën e sotme për mediat.

Kreu i qeverisë thotë se “Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi ‘i’ të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la”.

Ai kërkon që Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika dhe opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore.

“Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë ‘e ka kush e ka’ dezhurnin”, shkruan Rama.

Më tej thotë se jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe se nuk ka rast më të mirë që Presidenti, opozita, institucionet e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë për drejtësinë dhe integrimin, të mblidhen urgjent në një tryezë me karta të hapura. /a.y/noa.al

Meta prezanton projekt-platformën e integrimit: Ia dorëzova Ramës që në fillim të prillit, ende pa përgjigje